Automjetet sot duhet të qarkullojnë nëpër rrugë alternative për të hyrë në Ferizaj

Qarkullimi në magjistralen Gërlicë-Ferizaj, nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez do të bëhet nën monitorimin e Policisë së Kosovës, të premten.

Kjo për shkak të punimeve në atë pjesë, ku Policia do të jetë e detyruar të devijoj komunikacionin për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative.

Reklama e sponzorizuar

“Për shkak të këtyre punimeve, do të devijohet komunikacioni për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative, e cila do të monitorohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale –Ferizaj. Gjithashtu, devijimi dhe drejtimi i automjeteve do të shenjëzohet me të gjitha shenjat e komunikacionit dhe rregullat në fuqi”, thuhet në komunikatën e Policisë së rajonit të Ferizajt.

Punimet kanë filluar nga ora 08:00 e mëngjesit “në projektin e zgjerimit të rrugës Nacionale N2–Segmenti: Hyrja në qytetin e Ferizajt, në magjistralen Gërlicë – Ferizaj ( nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez)”.