Inflacioni mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte 0.7 për qind më i lartë në muajin shkurt 2021 sesa në muajin janar 2021.
Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, shkurt 2021”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, përcjell Telegrafi.
Sipas ASK-së, kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te pemët me 4.8 për qind, perimet me 7.6 për qind, duhani me 1.5 për qind, veshjet me 2 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 2 për qind.
IHÇK ishte më i lartë në një mesatare prej 0.7 për qind.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te buka dhe drithërat me 2.6 për qind, mishi me 0.4 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 3.6 për qind, vajrat dhe yndyrat me 8.6 për qind, uji, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet me 0.7 për qind, pije alkoolike me 2.9 për qind, duhani me 4.4 për qind, veshjet me 1.5 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 3 për qind, pajisjet shtëpiake me 3.3 për qind, produkte farmaceutike me 3.9 për qind, shërbime për transport me 3.5 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave me 2.3 për qind, shërbimet hoteliere me 0.9 për qind, kujdesi personal me 1.8 për qind, shërbimet financiare me 4.2 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.9 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te pemët me 10 për qind, perimet me 4.1 për qind, energjia elektrike me 10.8 për qind, blerjet e automjeteve me 1 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 6.5 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK.