Dogana e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndaluar një automjet transportues, brenda së cilit ka pasur mallra të kontrabanduara, raporton Express.
Mallrat e kontrabanduara që janë gjetur në këtë automjet janë 2 mijë e 700 kilogramë peshk i ngrirë, 2 mijë kilogramë pomfrit, 65 kilogramë qingja të ngrirë.
Totali i vlerës së mallit është 6 mijë e 85 euro.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe nën udhëheqjen e prokurorit kujdestar pas intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar nëe mbajtje.
Nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera.