Komuna e Prishtinës liron hapësirat publike të zëna nga lokalet

Me ngritjen e temperaturave kafenetë e kryeqytetit kanë zgjeruar tarracat e lokaleve të tyre, duke vendosur tavolinat në trotuare dhe në hapësirën e sheshit pa pasur leje.

Inspektorati i Komunës së Prishtinës gjatë kësaj jave i ka detyruar ata që ta lirojnë hapësirën publike, madje kjo ka qenë edhe vërejtja e fundit.

Kryeinspektori Adonis Tahiri thotë se në rast se përsëritet do të konfiskohen tavolinat dhe do të gjobiten lokalet.

Reklama e sponzorizuar

“Në rast se do të përsëritet prapë do të shkojmë me gjobë dhe konfiskim. Qëllimisht me të parën nuk kemi shqiptuar gjobë, duke pasur parasysh se edhe sektori i gastronomisë ka qenë i dëmtuar gjatë kësaj kohe. Qëllimi ynë nuk është gjoba, por do ta shfrytëzojmë si mjet të fundit edhe gjobën”.

Tahiri ka treguar se gjatë vitit të kaluar kanë treguar konsideratë për lokalet, por shumë prej tyre edhe e kanë keqpërdorur këtë gjë.

“Gjatë vitit të kaluar, për shkak të masave nga Qeveria e Kosovës që të punohet vetëm në ambient të hapur, deri diku i kemi lejuar me zgjerimin e tarracave jashtë kufijve brenda të cilëve kanë pasur leje, mirëpo, siç e kemi “Gjatë vitit të kaluar, për shkak të masave nga Qeveria e Kosovës që të punohet vetëm në ambient të hapur, deri diku i kemi lejuar me zgjerimin e tarracave jashtë kufijve brenda të cilëve kanë pasur leje, mirëpo, siç e kemi parë, një pjesë e madhe e lokaleve e kanë keqpërdorur këtë gjë duke u zgjeruar tepër shumë”.

Ndërsa përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, kërkon më shumë mirëkuptim nga Komuna, për shkak të dëmtimit nga pandemia.

Por qytetarët mendojnë se kafenetë nuk duhet t’i zënë edhe hapësirat publike për interesa të tyre.

Kafenetë nuk duhet të jenë në rrugë. Duhet të ketë sheshi gjerësi. Merrni shembull Shqipërinë si e ka sheshin e gjerë.

Nuk e di te ne çka është mirë së pari, prej udhëheqjes e tëposhtë nuk është mirë. Këndej nuk ke as kah m’u end prej tyre, plus virusin të mos e përmendim, asnjë nga këta nuk kanë maska. Po pengojnë faktikisht, është edhe këta tregtarët ambulantë, por kur të shikosh në anën tjetër s’ka çka bën tjetër.

Qeta persona kanë mundur të hyjnë brenda se janë të zbrazura, me liru hapësirën publike. Ma merr mendja se edhe kjo është njëra ndër arsyet se nuk duhet t’i zënë hapësirat publike.

Vitin e kaluar Komuna e Prishtinës liroi kafenetë nga pagesa për shfrytëzim të hapësirës publike si përkrahje pas mbylljes që u bë në marsin e kaluar. Këtë vit gastronomët nuk janë liruar nga pagesa e taksës.

Komuna liron hapësirat publike të zëna nga lokalet