KOSID: Kërkon anulimin e tenderit mbi 2 milionësh të MMPH

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka reaguar pasi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor ka hapur tender për ‘Zbatimi i masave të Efiçencës së Energjisë në ndriçim publik në 23 komuna’, tender me vlerë 2 milionë e 375 mijë e 294 euro.

Sipas KOSID, ky tender do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar. Por, KOSID kundërshton vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të hapur tenderin 2.3 milionë euro për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë̈ në ndriçim publik në 23 komuna në Kosovë, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

KOSID e konsideron të patolerueshme që njëqeveri në largim të publikojë thirrje për një tender milionësh brenda një periudhe kaq të shkurtër.

Reklama e sponzorizuar

“Hapja e tenderëve me procedura të përshpejtuara lë hapësirë të madhe për keqpërdorime në tenderë të cilat ndikojnë jo vetëm në buxhetin, por edhe në imazhin e shtetit. Andaj, KOSID kërkon nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor anulimin e këtij tenderi”, thuhet në reagim.