Protesta e Shoqatës së Transportit, autobusët do t’i sjellin para Qeverisë

Autobusët e transportit rrugor të udhëtarëve sot do të parakalojnë nëpër kryeqytet, për siç thonë mossubvencionimin nga Qeveria.

Autobusët do të nisen nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për të arritur tek objekti i Qeverisë së Kosovës, në ora 10:00.

Ndryshe, të mërkurën kishte filluar grevë e Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, e të cilët vendosen që të ndalin qarkullimin e autobusëve.

Reklama e sponzorizuar

Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik zgjati dy ditë, ndërsa për sot është paralajmëruar e Shoqatës së Transportuesve të Udhëtarëve (SHTU), ku të gjithë operatorët do t’i sjellin autobusët para Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti nëpërmjet një komunikate për media ka kërkuar nga SHTU-ja që sa më parë të kthejnë shërbime për qytetarët. Ai ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme.

Në komunikatë thuhet edhe se, bizneset e sektorit të transportit të udhëtarëve kanë qenë përfitues nga masat e Qeverisë (pagesa prej 290 eurove për numër të të punësuarve, pagesa 50 për qind të qirasë, pagesa e 170 eurove). Në fund të komunikatës shpjegohet se pandemia COVID-19 ka prekur shumë sektorë dhe se është e pamundur që shteti të kompensojë çdo humbje që kanë pasur bizneset

Mirëpo, kreu i shoqatës Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se kërkesat e tyre janë të njohura për Qeverinë që prej verës së kaluar.