Në Kosovë dje është përcaktuar lokacioni i njërit prej projekteve më të mëdha në Evropë për energji solare.
Projekti “Solar4Kosovo” do të ndërtohet në komunën e Obiliqit.
Ky është projekti i parë diellor në shkallë të gjerë në sektorin publik të Kosovë dhe i pari projekt që ka për qëllim diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike.
Nga ky projekt, pritet të kyçen në rrjetin e ngrohjes qendrore rreth 12.000 familje apo rreth 60.000 banorë.
Sistemit të ngrohjes së Prishtinës do t’i shtohet kapaciteti për 70MW.
Përveç këtyre, me anë të këtij projekti, pritet të reduktohet edhe kërkesa për energji elektrike për qëllime të ngrohjes.
Tutje, sipërfaqja e cila është përcaktruar për ndërtimin e kolektorëve diellorë nga “Solar4Kosovo”, është përafërsisht 69.000 m2. /Buletini Ekonomik/
Lexo më shumë:
Kosova gjatë janarit importoi 412.44 GWh energji elektrike ndërsa eksportoi 111.04 GWh









