Rriten të hyrat rreth 10% për periudhën janar-shkurt në Doganën e Kosovës

Pavarësisht pandemisë Dogana e Kosovës ka arritur që t’i rrit të hyrat për rreth 10% më shumë krahasuar me periudhën e muajit janar-shkurt të vitit 2020.

Kështu ka thënë Udhëheqës i Drejtorisë së Zbatimit të Ligjit, Bashkim Arifi, në një konferencë për medie.

“Projeksioni i të hyrave për vitin 2021 është 1.2 miliardë euro që e kemi përmbledhje t’i mbledhim 124 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Përkundër kushteve pandemike për këta dy muaj të vitit të hyrat janë në total afër 167 milionë euro dhe krahasuar më vitin e kaluar është rreth 10% më shumë”, tha Arifi.

Reklama e sponzorizuar

Udhëheqësi i Departamentit Kërkimor, Driton Azemi, tha se Dogana e Kosovës kanë kryer rreth 1070 ndalesa rrugore, duke shtuar se janë duke u hetuar 11 zyrtarë të doganës për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Dogana e Kosovës këtë vit i ka kryer të gjitha përgatitjet dhe janë arritur këto rezultate, janë kryer 1070 ndalesa rrugore 518, kontrolle në vendkalime kufitare dhe është konfiskuar mall i kontrabandur në vlerën prej 107 mijë euro. Gjatë këtyre dy muajve Dogana ka trajtuar 224 kundërvajtje të zbuluara në vlerë malli prej mbi 600 mijë euro. Dogana është me prokurorinë është duke hetuar 11 zyrtarë të doganës për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha Azemi./EO