Në muajin janar 2021, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 13,9 milion euro, ose (32.7%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (44.1%).
Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (17.6%), Maqedonia e Veriut (8.4%), Serbia (4.1%), Mali i zi (1.6%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin janar 2021, arritën në 35,9 milion euro, ose (15.2%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (42.9%).
Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (6.0%), Maqedonia e Veriut (4.9%),dhe Shqipëria (3.1%). /Buletini Ekonomik/