Si të jeni bindës, sipas Melinda Gates

Melinda Gates ka zhvilluar aftësitë e saj si tregimtare, pasi e njeh sekretin thelbësor të bindjes: Statistikat nuk frymëzojnë, tregimet po.

Libri i saj i ri “The Moment of Lift”, mund t’ju bëjë një folës më bindës në çdo temë, por nuk ka të bëjë me komunikimin. Libri ka të bëjë me fuqizimin e grave për të ndryshuar botën.

Për shembull, gjatë një vizite në Indi, Gates u takua me një grup grash fermere dhe kombinoi aftësitë e tyre për të mësuar strategji të reja. Një grua tha se nuk ishte e lejuar të jetonte në të njëjtën shtëpi si vjehrra e saj.

Reklama e sponzorizuar

Ajo nuk kishte para të mjaftueshme për të blerë sapun, ndaj lahej me hi dhe baltë.

Pasi u takua rregullisht me “grupin vetëndihmues” të grave fermere, ajo mësoi të blinte fara të reja, të mbillte më shumë kultura dhe të merrte prodhime më të mira. Fermerja bëri aq para sa t’i blinte djalit të saj një biçikletë dhe u kthye në shtëpi.

“Dëshiron të flasësh për respektimin e vjehrrës? Bliji djalit tënd një biçikletë”, shkruan Gates.

Historia e fermeres është vetëm një nga dyzinat e tregimeve që të thyejnë zemrën e njëkohësisht janë frymëzuese, të cilat mbushin faqet e librit të Gates. Kjo është një histori që nuk mund të thuhet me skema dhe grafikë.

Gates është një komunikuese e jashtëzakonshme sepse balancon tregimet dhe statistikat. Përvetësimi i qasjes së saj do t’ju bëjë më bindës për çdo temë që ju nxit, veçanërisht nëse jeni duke u përpjekur t’i bindni të tjerët që të ndërmarrin veprime.

Tregimet i nxisin dëgjuesit tuaj për të vepruar

Ju do të gjeni shumë të dhëna në librin e Gates. Për shembull, 750 milionë njerëz jetojnë ende në varfëri të skajshme. Gates argumenton se largimi i tyre nga varfëria do të thotë së pari të fuqizosh gratë. Por, 750 milionë është thjesht një numër shumë i madh për ne që të mbyllim mendjet tona përreth. Ne mendojmë kur dëgjojmë numra të mëdhenj e lëmë mënjanë historinë.

Pasi Bill Gates, bashkëshorti i Melindës dhe bashkëpunëtori i Fondacionit Bill & Melinda Gates, kishte lexuar librin e përfunduar, ai shkroi në blogun e tij: “Ajo që është me të vërtetë mbresëlënëse për librin është mënyra se si Melinda kombinon zotërimin e saj të të dhënave me aftësinë e saj për të sjellë tregime të fuqishme për gra të veçanta që ka takuar”. Ai ka të drejtë.

Dëgjimi me vite i historive të grave me vuajtje ekstreme i dhanë Melindës një pasqyrë të thellë të kushteve që çojnë në pabarazi, ashtu si edhe kushtet e nevojshme për të ndihmuar në fuqizimin e grave. “Kjo është fuqia e tregimeve”, shkroi Melinda Gates në një postim në Instagram në 2016-ën. “Ato hapin një vend të ri në zemrat tona, i cili hap mendjen tonë, çka shpesh na çon në veprim”.

Në The Moment of Lift, statistikat e para nuk shfaqen deri në faqen 17, edhe pasi keni dëgjuar tregime për gratë e Malaui, që ecin mbi 10 kilomentra në vapë për të vaksinuar fëmijët e tyre. Ishte “një ditë e vështirë për gratë, jetët e të cilëve ishin tashmë të vështira”, shkruan Gates.

Nëse po dorëzoni një prezantim ose shkruani një dokument që ka për qëllim të frymëzojë njerëzit për veprim, mos filloni me statistika. Të dhënat ndjekin një histori. Të dhënat mbështesin një argument. Historia vjen së pari.

Trego historinë për të çliruar “molekulën morale”

Neuroshkencëtarët si, Dr. Paul Zak, kanë zbuluar se tregimet ndryshojnë trurin tuaj – në një mënyrë të mirë. Historitë na lidhin së bashku. Hulumtimi i Zak fokusohet në oksitocinë, përbërësi neurokimik përgjegjës për ndjeshmërinë. Zak e quan oksitocinën “molekulën morale”, sepse një rritje e ndjeshme e saj në gjak i bën njerëzit më bujarë, bamirës dhe të dhembshur.

Në eksperimentet laboratorike Zak gjeti se mënyra më e mirë për të rritur oksitocinën tek një person tjetër, është t’u tregoni atyre një histori në veprim.

Kjo nuk është surprizë. Antropologët besojnë se tregimi ishte një moment i rëndësishëm në zhvillimin njerëzor. Përmes ndarjes së tregimeve edukoheshin anëtarë të tjerë të fisit. Tregimet i lidhnin ata për të vepruar së bashku në grup.

Melinda Gates është një tregtimtare e shkëlqyer dhe grumbulluese e historive gjithashtu. Ajo jeton në fshatrat dhe shtëpitë e grave që përshkruan. Dëgjon me vëmendje dhe sjell historitë e tyre për të edukuar ato, jetët e të cilave janë shumë larg vështirësive që këto gra përjetojnë çdo ditë.

Në librin e Gates ka më shumë tregim se statistika. Është bërë qëllimisht. Nëse doni të keni një audiencë që tregon interes, ndarja e historive të vërteta të njerëzve të vërtetë do të ketë një ndikim shumë të madh.