Të qenit prind të ndihmon të bëhesh lider

Sipërmarrësit vazhdimisht frymëzohen nga burime të jashtme. Por ka një grup që nganjëherë shpërfillet, ndërkohë që ata kanë aftësitë më të mira që mund të mësoni rreth sipërmarrjes: Prindërit.

Kurba e të mësuarit për “ndërtimin” e një njeriu të ri nga e para dhe ri-gjallërimin e vetes si prind dhe një i rritur i dobishëm, ka sfidat e saj. Të gjitha netët-ditët kur fëmija është i sëmurë dhe të mësuarit për të zgjidhur kërkesat e familjes me afatet e punës mund të duken të pakapërcyeshme.

Këto janë katër mënyrat sesi e ndihmon të qenit prind një biznes:

Reklama e sponzorizuar

Ti mund të komunikosh me një dyvjeçar

Është e pamundur që një prind të mos ketë patur një mosmarrëveshje me fëmijën e ty dy vjeçar. E pamundur. Dhe pikërisht aftësia për ta fituar këtë “debat”, i bën ata Ninxha. Të zgjidhësh gjëra ndërkohë që fëmija jot është shtrirë në tokë duke qarë për arsye të paarsyeshme, kjo po që është aftësi.

Doni të negocioni me një të rritur? Mësoni si të flisni me një fëmijë të vogël dhe do të fitoni një armë të fortë në arsenalin tuaj.

Ti nuk ke frikë të thuash jo dhe të përsërisësh vetveten

Menaxherët dhe punonjësit e rinj mund të jenë të ndrojtur kur vjen puna për të thënë jo, sidomos nëse je i ri në këtë punë. Si një sipërmarrës, të thuash “JO”, është një nga aftësitë kryesore që duhet të mësosh. Dhe të qenit prind është një nga “profesionet” që jua mëson më së miri këtë aftësi.

Ti di si të jesh fleksibël dhe i shkathët

Një ditë i vogli im po përpiqej të më jepte një puthje dhe aksidentalisht dhëmbët e tij u përplasën me të mitë aq fort sa atij ju kris një dhëmb. Ne shkuam në urgjencë, më pas te dentisti, hymë pa radhë dhe si përfundim ia dolëm.

Në biznes funksionon po njësoj: kur përballesh me njerëz dhe sisteme, gjërat prishën, planet ndryshojnë. Të jesh në gjendje të përshtatesh dhe të gjesh një zgjidhje është një talent që shumë sipërmarrës të mirë e zotërojnë.

Ti nuk mban mend

Kjo mund të tingëlloj e mbrapsht, por në fakt është diçka e mirë. Shpenzojmë shumë kohë duke u shqetësuar dhe debatuar, dhe shumë pronarë biznesesh shqetësohen shumë për gjërat që janë jashtë kontrollit të tyre.

Mungesa e gjumit i ndihmon ata të implementojnë sisteme të reja dhe më rigoroze në biznes, sepse ata nuk mund të kujtojnë më çfarë takimesh kanë lënë gjatë javës. Nëse nuk është në kalendar, nuk ka takim.

Prindërit janë të vështirë, por dhe të paarritshëm. Aftësitë, grinta dhe këmbëngulja që ata zotërojnë në vendet e tyre të punës, i bëjnë ata të ngjashëm me një sipërmarrës të suksesshëm.