Vranica: Deri në tetorin e vitit të kaluar mbi 11 mijë punëtorë janë larguar nga puna

Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve ka thënë se kanë pasur takim me Lëvizjen Vetëvendosje për marrjen e vendimeve të përbashkëta në të mirën e gastronomisë, ende pa ardhur ata në Qeveri..

Ai ka thënë se edhe të mërkurën janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për t’ia ofruar një pasqyrë më të saktë të kërkesave.

Vranica ka thënë se tani presin që të gjejnë një konsensus të përbashkët mes institucioneve.

Reklama e sponzorizuar

“Mund të ketë masa të ndryshme. Në rast se rrugë e vetme është mbyllja dhe e shohim që kështu mund t’i ndihmojmë gjendjes në publik dhe kur nuk mund të cenohet edhe ana ekonomike e bizneseve atëherë mund të bashkëpunojmë. Ne kemi pasur një pako emergjente e cila nuk ka funksionuar plotësisht. Edhe Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike për 5 muaj nuk është votuar”, ka thënë ai.

Vranica ka thënë se deri në tetor të vitit 2020, 42% ose 11 mijë punëtor në gastronomi janë larguar nga puna.

Ai ka thënë se masat deri tash nuk janë respektuar në tërësi, por ai ua lë fajin institucioneve sepse sipas tij, nëse do të kishte financa atëherë s’do të kishin nevojë të punonin.