Janë rreth 34 miliarderë pasuria e të cilëve rrjedh nga produkte në lidhje me energjinë e pastër, produkte që varirojnë nga skuter elektrik dhe kamionë elektrike deri tek panelet solare dhe turbinave të erës.
Me një përfshirje që vetëm po rritet në treg, 19 nga këta miliarderë u bashkuan në klubin me tre presje për herë të parë vetëm gjatë vitit të kaluar.
Më i pasuri nga grupi i miliarderëve të energjisë së pastër është udhëheqësi i gjigandit Tesla, që për një periudhë të shkurtër ishte edhe personi më i pasur në fillim të vitit 2021, gjersa aksionet e kompanisë së tij në bursë arritën maja të reja.
Mirëpo, përveç Musk, janë edhe shtatë miliarderë të tjerë të përfshrië në industrinë e automjeteve elektrike, ku shumë prej tyre kanë parë kompanitë e tyre të bëhen publike vetëm vitin që lëmë pasë.
Këtë arritje më së fundi e bëri Denis Sverdlov, i njohur ndryshe si themeluesi i Arrival, kompani që ofron zgjidhje të mobilitetit me zero emetime, e që rishtazi është listuar në Nasdaq.
Arrival është duke zhvilluar furgona dhe autobus me zero emetime, dhe synon që të filloj prodhimin e veturës së parë në qerekun e fundit të 2021. Ndërkaq, miliarderë të tjerë të industrisë së automjeteve elektrike përfshijnë edhe Rivian Automotive, në pronë të RJ Scaringe, kompani e cila synon që të prodhojë komiçionë në mes të këti viti.
Rreth gjysma e miliarderëve të energjisë së pastër kanë pasuri që rrjedhin nga produkte në lidhje me energji solare
Rreth dy të tretat e miliarderëve të energjisë së pastër janë në Kina, duke përfshirë këtu edhe Hong Kongun. Vendi me popullatën më të madhe në botë është duke shtyer zhvillimin e automjeteve elektrike vendore dhe industritë e energjisë së ripëtërishme, me objektivin ambicioz për të arritur neutrliatet të karbonit deri në 2060.
Vendi është i përfaqësuar nga miliarderë që pasurinë e tyre siguruan nga automjetet elektrike si William Li, me kompaninë Nio, dhe kompania Xpeng, nga vet He Xaiopeng.
Miliarderët Kinezë poashtu dominojnë tregun e baterive të litiumit. Kompania Amperex Technology Co (CATL), bazuar në provincën e Fujian, ka prodhuar katër nga dhjetë miliarderët më të pastër të energjisë së pastër.
Themeluar në 2011, CATL është një nga furnizuesit më të mëdhenj të baterive për automjete elektrike në botë, me klientë të tillë si BMW, Volksëagen dhe Geely.
Presidenti i kompanisë, Robin Zeng, që është edhe miliarderi i dytë më i pasur nga energjia e pastër, me një vler neto prej 31.5 miliardë dollar, dhe nënkryetarin Huan Shilin që zë vendin e tretë me 14.2 miliardë dollar pasuri.
Rreth gjysma e miliarderëve të energjisë së pastër kanë bërë pasurinë e tyre nga produktet solare, duke përfshirë Dean Solon nga Tenesi të Amerikës, i cili themeloj Shoals Technologies më 1996. Një ithar i hershëm i energjisë solare, Solon morri firmën e tij, që prodhon pajisje elektrike për instalime solare.
Tutje, një profesor i Universitetit në Kinë, Cao Renxian, u bë një miliarderë i ri vitin që lëmë pas përmes kompanisë së tij Sungroë Poëer Supply, që ai themeloj në 1997.
Lista dominohet nga ndërmarrës të shtetit të Kinës, gjersa përfaqësim të denjë bënë edhe “Zotri Era” nga Gjermani
Shumë persona kanë ndërtuar pasurinë e tyre miliardëshe edhe nga industria e erës, duke përfshirë këtu edhe Aloys Wobben nga Gjermania.
I njohur ndryshe edhe si “Zotri Erë” në Gjermani, kompania Enercon e Wobben është një nga prodhuesit më të mëdhenj të turbinave të erës, me shitje vjetore rreth 4 miliardë dollar.
Ndryshe, edhe Jose Elias nga Madridi me kompaninë e tij Audax Renovables, që operon me parqe të erës në Spanjë, Francë dhe Itali.
Më poshtë mund të gjeni listën e miliarderëve më të pasur të energjisë së gjelbër në botë; të dhënat janë marrë nga vlera neto e tyre deri më 21 Prill, 2021./kosovo.energy/