Bill Gates zotëron më së shumti tokë bujqësore në Shtetet e Bashkuara

Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, zotëron tokën bujqësore më të madhe në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “Land Report”, ai zotëron 242 mijë hektarë tokë të vendosur në 18 shtete. Miliarderi, pasuria e të cilit u vlerësua nga revista Forbes në 121 miliardë dollarë, ka 69,071 hektarë tokë në Luisiana, 47,927 hektarë në Arkansas dhe 20,588 hektarë në Nebraska.

Reklama e sponzorizuar

Në Phoenix, Arizona, ka 27,750 hektarë tokë në të cilën po krijohet një periferi e re, raporton forbes.

Gates raporton se patundshmëritë ka ardhur përmes Cascade Investments, të cilën e përdor për të investuar në kompaninë e sigurisë ushqimore Ecolab, faqen e internetit Vroom për shitjen dhe blerjen e veturave të përdorura dhe hekurudhat kombëtare të Kanadasë, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet plotësisht se për çfarë e përdor Gates tokën bujqësore dhe nëse përdoret për konservim. Cascade nuk dha komente për këtë çështje, megjithëse Forbes e kërkoi atë.

Sidoqoftë, ka indikacione se toka po përdoret për të arritur qëllimet e themelimit të tyre. Gjegjësisht, Cottonwood Ag Managment, si një degë e Cascade, është pjesë e organizatës jofitimprurëse Leading Harvest, e cila promovon bujqësi të qëndrueshme dhe përparësia është mbrojtja e të korrave, tokës dhe burimeve ujore.

Raporti theksoi se Gates nuk është i vetmi miliarder që zotëron tokë bujqësore. Midis tyre janë themeluesi i CNN-së, Ted Turner dhe udhëheqësi i Amazonit, Jeff Bezos.