Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës (OPK), Arben Gashi, tha se nuk pajtohet me deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se tarifat e përmbaruesve në vend janë më të lartat në rajon
Ministrja Haxhiu gjatë takimit me OPK-në, tha se duhet të bëhet ndryshimi i ligjit për procedurën përmbarimore si dhe rishqyrtimi i tarifave të përmbaruesve.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Gashi tha se së pari duhet të bëhet një analizë më e gjerë financiare dhe ligjore për çështjen e tarifave të përmbaruesve, për të parë se si qëndron situata në këtë sektor.
Mirëpo, sipas tij me të dhënat që i kanë, disa nga tarifat e përmbaruesve në Kosovë janë shumë të ulëta.
Me dy prill kemi pas takim një takim me Ministrinë e Drejtësisë, takimi ka ardhur si kërkesë e jona. Në takim kemi biseduar për temat që lidhen me përmbarimin, sfidat që i kemi ne por ajo që është për ne ë rëndësishme është Ligji për procedurën përmbarimore dhe nevoja imediate për ndryshimin e Ligjit”
Në kuadër të temave i kemi diskutuar edhe tarifat e përmbarimit. Sa i përket kësaj ajo është qëndrim i ministres Haxhiu, ne e respektojmë atë, por për dallim prej ministres ne mendojmë se tarifat e përmbarimit janë në rregulla e disa shumë të ultë. Vlen të theksohet që aktualisht në Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar grupi punues për tarifat e përmbarimit që është themeluar kohë më parë, por për shkak të pandemisë është detyruar ta ulë intensitetin e punës. Përveç kësaj është duke u bërë një analizë financiare, lidhur me tarifat”
“Ne si Odë kemi kërkuar që përveç tarifës financiare të bëhet edhe një analizë ligjore, të studiohet edhe problemet teknike dhe administrative që mund t’i kemi ne gjatë punës tonë. Në parim jemi akorduar që Ligji për procedurën përmbarimore të dhe të zgjerohet fushë veprimi i kësaj analize, dhe tek pastaj mund ta dimë se cilat janë tarifat aktuale në raport me faktorë të tjerë”, deklaron ai.
Ai thotë se tarifat nuk janë më të lartat në rajon.
“Jo nuk pajtohemi që janë tarifat më të larta në rajon, arsyeja që nuk pajtohemi është fakti pasi kompetencat e përmbaruesve në shtetet e rajonit nuk janë të ngjashme ose të barabarta me ato që i kemi ne. Ka shtete të rajonit që përmbarimi fillimisht lejohet nga gjykata, pra përmbaruesi nuk e merr përgjegjësi për lejimin e përmbarimit sikur është rasti në Shqipëri, eventualisht aty dihet se tarifa do të jetë më e ultë, pasi përmbaruesi nuk e merr përgjegjësi për lejimin e përmbarimit pasi atë punë e kryen gjykata”, deklaron Gashi.
“Tek ne në Kosovë, ne si përmbarues e lejojmë përmbarimin, marrim përgjegjësi dhe efektivisht tarifa është më e lartë pasi ne e kryejmë këtë punë e jo gjykata. Një situatë pak a shumë të ngjashme e kemi me Maqedoninë, atje nuk e lejon përmbarimin përmbaruesi por noteri që është zgjedhje e çuditshme por ashtu ata kanë vendosur… Kështu tarifat mund të duken më të ulëta por nuk janë, prandaj duhet t’i kemi parasysh kompetencat dhe përgjegjësit e përmbaruesve në secilin shtet të rajonit”, ka thënë Gashi.
Tutje, Gashi thotë se Oda e Përmbaruesve Privat ka bashkëpunuar me institucionet e vendit duke krijuar lehtësira për shumë kategori në vend.
“Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha institucionet e vendit, por më shumë me Ministrinë e Drejtësisë. Ne kemi marr qëndrim vitin e kaluar si Odë, që pagat dhe pensionet të lirohen nga debitimi për muajt mars,prill dhe maj. Besoj që kjo u ka ndihmuar qytetarëve, Ngjashëm ne si Odë kemi marr vendim që 10% i Trustit të mos debitohet për lëndët e përmbarimore, edhe kjo besoj që ka qenë në dobi të qytetarëve”.
Ndërsa, Gashi thekson se janë afektuar nga pandemia, por nuk janë përfshirë në pakon e rimëkëmbjes të miratuar nga Qeveria në vitin e kaluar.
“Ne nuk mund të bëjmë lehtësime kur të duam ne dhe si të duam ne, masat që vendosen nga qeveria, kanë efekt të menjëhershëm edhe tek ne si përmbarues. Dua të përmend faktin se masat dhe disa kompozime që janë vendosur vitin e kaluar nga Ministria e Financave për bizneset nuk kanë vlejtur edhe për përmbaruesit. Përmbaruesit nuk kanë qenë pjesë e këtyre lehtësimet që janë vendosur, dhe nuk kemi përfituar. Tash situata është ajo që është, ne i respektojmë të gjitha masat. Por nuk mund të vendosim kur të dojë për lehtësime”, ka deklaruar Gashi.