ATK intensifikon inspektimet për formalizimin e punëtorëve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka intensifikuar inspektimet në identifikimin e bizneseve që nuk paguajnë tatim për punëtorët e tyre.

Për këtë arsye ATK ka hartuar projektin e “Punësimit Joformal 2021-2023”, me anë të së cilit planifikohen aktivitete intensive në identifikimin e personave të cilët shmangun përmbushjen tatimore.

“Me qëllim që aktivitet të cilat dalin nga ky projekt të jenë të njohura për bizneset, sot drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtor kanë mbajtur tryezë diskutimi me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, në të cilen janë prezantuar të gjitha vlerësimet e gjetura nga projekti në fjalë. Po ashtu, diskutimi kishte në fokus edhe aktivitetet që do të ndërmarr institucioni i ATK-së karshi bizneseve, tek të cilat do të identifikohen punëtor të paformalizuar”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Reklama e sponzorizuar

E nga ana tjetër, përfaqësuesit nga komunitetit i bizneseve që ishin prezent si: Oda Ekonomike e Kosovës, Rrjeti i Shitësve më Pakicë, Aleanca Kosovare e Bizneseve, IKAF, Oda e Afarizmit të Kosovës, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, thanë se do të jemi përkrah ATK-së në implementimin e këtij projekti, pasi që puna e padeklaruar është fenomen tejet problematik dhe i cili dëmton jashtë mase konkurrencën e drejt, por më së shumti vetë punëtorin, i cili më së shumti ngelet i dëmtuar nga mos deklarimi i tij, nga ana e punëdhënësit.