Në Kosovë është vërejtur një rritje shqetësuese e qarkullimit të parave false.
Kështu, në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person deponoi 11 mijë e 500 euro në bankë, e të cilat ishin të falsifikuara, shkruan lajmi.net.
Këto para i ka vërejtur ankuesja e gjinisë femërore, punëtore e bankës, e cila ka raportuar se persona të panjohur kanë deponuar 23 kartmonedha me vlerë nga 500 euro e që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia ka thënë se rasti vazhdon të hetohet.