Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë në konferencën e fundvitit, ka shpalsour disa prej vendimeve të marra nga kjo ministri gjatë vitit 2021.
Ministrja Rozeta Hajdari ka theksuar se plani i ministrisë që ajo udhëheqë, për vitin 2021, ka përfshirë 6 prioritete strategjike, ose objektiva strategjike, që janë përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes, Zhvillimi i politikave industriale dhe tregtare, zhvillimi i ndërmarrësisë, inovacionit dhe pronësisë industriale, zhvillimi i qëndrueshëm nëpërmjet turizmit, promovimi dhe përkrahja e investimeve, si dhe përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë, dukë përfshirë edhe mbrotjen e konsumatorit, përcjell Buletini Ekonomik.
Hajdari ka njoftuar se si prioritet kryesor kanë pasur ato çështje që kanë qenë në pritje për shumë vite, sidomos ato që kanë reflektuar direkt në marrëveshjen për stabilizim asociim, dhe rrjedhimisht ato që kanë sjellë më shumë vështirësi në të bërit biznes. Si prioritet i kemi dhënë, thotë Hajdari, përshpejtimit të zbatimit të masave që rrjedhin nga agjenda evropiane, dhe sipas saj, kjo ministri ka arritur të zbatojë 75 për qind të masave si obligime nga Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë.
Gjatë të njëjtit vit, ministrja Hajdari thotë se kanë krijuar edhe grupe punuese për hartimin e politikave të industrisë, ndërmarrësisë, inovacionit dhe investimeve, të cilat do të jenë edhe si udhërrëfyes për identifikimin e të gjitha potencialeve të industrisë kosovare që do të jetë e mundshme të jetë pjesë edhe e zinxhirit të vlerës për furnizim në rajon, Evropë e më gjerë.
Hajdari përmendi edhe 11 ligje që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës në këtë fushë, e që disa prej tyre edhe janë aprovuar në parlament, të cilat janë si në vazhdim: Projektligji për tregtinë me produkte të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme, projektligji për inspektimet, projektligji për mbrotjen e konkurrencës, projektligji për tregtinë me jashtë, projektligji për turzimin, projektligji për punimet nga metalet e çmuara, projektligji topografitë dhe gjysmpërquesve, projektligji dizajnin industrial dhe projektligji për patentat, për markat tregtare, dhe projektligji për sekretet tregtare.
Ndërsa në procedurë të miratimit, Hajdari njoftoi se janë edhe projektligji për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, projektligjipër zonat ekonomike, projektligji për rezervat e detyrueshme të naftës dhe projektligji për ndërmarrësi dhe inovacion, pra projektligje që aktualisht janë në shqyrtim të brendshëm.
Rozeta Hajdari po ashtu tha se investimet gjatë vitit2021 janë rritur në 52 përqind, ndërsa eksporti në 62.7 përqind, dhe se eksportet më të mëdha të Kosovës gjatë vitit 2021 kanë qenë në ShBA dhe Shqipëri.
Në të njëjtën kohë edhe bashkëpunimi tregtar me Shqipërinë është rritur gjatë këtij viti.
“Viti 2021 është 52 përqind me më shumë investime se sa vitit 2020, apo 79.7 përqind më i lartë se viti 2019. Në bazë të raportit të BQK-së, po ashtu vlera e eksportit janar-gusht 2020 ka qenë 290 milionë euro, ndërsa vlera e eksportit janar-gusht 2021 është 471 milionë euro. Nëse krahasohet periudha e njëjtë kohore del se kemi rritje për 62.7 përqind të eksportit në vitin 2021. Vlen të përmendet se ShBA-ja dhe Shqipëria janë vendet e para ku Kosova eksporton, ndërsa Shqipëria është vendi i 5 për import në Kosovë dhe ka rritje të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy shteteve në raportet tregtare”, shtoi tutje ajo.(M.Shabani) /Buletini Ekonomik/