Kreu i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka thënë se me zgjedhjen e presidentës dhe evitimin e zgjedhjeve Kosova ka shpëtuar 20 milionë euro.
Postimi i tij i plotë:
Kosova ju shpëtoj zgjedhjeve i kursej rreth 20 milion€
AKB vlerson votimet e mbrendshme si shpëtim nga zgjedhjet e jashtëzakonshme e humbjës së kohës dhe e shpenzimeve më shum se 20 milion euro,prandaj vendimet individuale të deputetve të parlamentit si autonome nga partia por si të fituar nga votuesit të atij subjekti politik ishin përcaktues të zgjedhjes së Presidentit të vendit.
Bizneset dhe qytetarët e Kosovës presin vendime të shpejta për të dal nga kriza ekonomike pamdemik e politike që në munges të institucioneve do thellohen edhe më shumë.
AKB e uron Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani që mbi interesin politik e individual të ketë atë shtetëror e qytetar pa dallim përcaktimi fetar politik e nacional.