Shumë njerëz po vazhdojnë të blejnë ende kompjuterë, duke zgjeruar shpërthimin që nisi vitin e shkuar gjatë pandemisë së koronavirusit me njerëzit që kishin nevojë të punonin nga shtëpitë apo të merrnin mësimin online.
Shitjet e kompjuterëve ishte për 32 për qind më e lartë në tremujorin e parë të 2021-s për dallim nga i njëjti tremujor i vitit të shkuar, sipas të dhënave të “Gartner”. Kompania hulumtuese ka thënë se kjo ishte rritja më e madhe në treg prej vitit 2000 dhe ka parashikuar se rreth 70 milionë laptopë apo kompjuterë u shitën në tremujorin e parë.
Shitjet totale të kompjuterëve ishin më të lartat që nga viti 2015, kur atë kohë ishin 71.7 milionë njësi të shitura.
Të dhënat e “Gartnerit” s’përfshijnë pajisjet me sistem të Google-it, që janë të famshme tek nxënësit – “Chromebooks”.
Raporti i fundit thekson se njerëzit ende po vazhdojnë të punjnë nga shtëpitë, por se edhe shkollat po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura si pasojë e virusit.
Sipas raportit, top-shitësit e kompjuterëve janë Lenovo, HP, Dell, Apple, Acer dhe Asus.