“Kemi bërë kërkesë që takohemi me kryeministrin, ministrin e Financave dhe ministren Arbërie Nagavcit. Jemi takuar me Nagavcin, kemi biseduar për punëtorët teknik që të marrin shtesë prej 100 euro sikur mësimdhënësit. Kemi marrë obligim që javën tjetër t’i drejtohemi kryeministrit që kjo shtesë të realizohet. Çdo cent që i ngritur në mësimdhënësit, do të përfitojnë edhe punëtorët e kompanive private që punojnë në këto institucione. Nuk pres nga kjo qeveri mrekullia, pasi problemën janë shumë të mëdha, por në një formë nuk po shoh sinjale serioze në ndonjë reformë, uroj të jem gabim”, shtoi Azemi.
Azemi ndërkohë tregoi se ndihmat që deri tani ka marrë sektori privat iu kanë shkuar direkt pronarëve të kompanive, dhe jo punëtorëve.
“Ndihmat në pandemi për sektorin privat, të gjitha mjetet kanë shkuar në pronarët e kompanive dhe jo te punëtorët. Pakoja Emergjente mbi 70 për qind të mjeteve kanë shkuar në llogarinë e kompanive. Kompanitë të mëdha po kanë përfitime të mëdha, dhe të njëjtit janë subvencionuar nga Qeveritë e kaluara. Nuk kemi kërkuar pagë 1.000 euro. Nëse do që kjo Qeveri të dalë ballëhapur para punëtorëve, t’i kthej ato mjete që i janë vjedhur punëtorëve. Të ketë kujdes në mbylljen apo hapjen e gastronomisë, pasi janë bërë veprime të jashtëligjshme. Sektori publik është në gjendje shumë të mirë se ai privat. Në kohë të jashtëzakonshme duhet të jemi të barabartë, si një punëtor i sektorit publik si ai i sektorit privat”, shtoi ai.
“Përpos pagës minimale ne na ka sanksionuar edhe mos-nënshkrimi i marrëveshjes kolektive në bazë të së cilës, shumë punëtorët humbin shumë të drejta të tyre, hyjnë në kundërshtime me pronarë të kompanive dhe shpeshherë ata dalin fitues pasi tash për tash ajo nuk është funksionale”, ka thënë Azemi duke folur për gjendjen e sektorit privat në prag të 1 majit – Ditës së Punëtorëve.
Ai ka folur edhe për Inspektoratin e Punës duke thënë se ai është një dorë e zgjatur e njerëzve të qeverive të Kosovës dhe se punon për interesa të ngushta të njerëzve të caktuar në pushtet.
“Inspektorati i Punës ka nevojë për mbikëqyrje pasi ata nuk po duan ose nuk po munden ta mbikëqyrin zbatueshmërinë e ligjit. E kemi thënë, ata më tepër punojnë për çështje individuale grupore e politike sesa që punojnë për të drejtat e punëtorëve. Inspektorati po i favorizon në përgjithësi kompanie dhe në moment kur vjen një paralelizëm. Inspektorët e punës mund të marrin nga kompanitë diçka dhe nga punëtori nuk mund të marrin asgjë. Inspektorati është dorë e zgjatur e njerëzve të qeverive të Kosovës”, ka thënë Azemi.
Ai ka përmendur një rast të para 2-3 viteve, kur një inspektor i punës ishte zënë me para në xhep të cilat i kishte marrë nga një kompani për të mos e raportuar për shkelje, dhe i cili më pas, nuk kishte marrë dënimin e merituar nga gjykata.
“Policia e krimeve ekonomike e zë inspektorin me paratë e marra nga kompanitë në xhep, dhe gjyqi e dënon me 5 muaj e 29 ditë dhe jo me 6 muaj, që të mos ia humb vendin e punës. Kjo ka ndodhur para 2-3 vitesh. Ky inspektor 3-4 vite ka qëndruar në shtëpi dhe ka dalë i pafajshëm dhe të gjitha pagat inspektorati i punës është i obliguar që t’ia kthej”, ka thënë Azemi.