Deputetët kërkojnë sqarime nga Mehmeti për rritjen e çmimit të sigurimit për vetura

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka raportuar guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti për të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020, i cili theksoi se BQK vazhdon t’i përmbush standardet e kërkuar për integrime evropiane.

Guvernatori Mehmeti tha se sektori bankar jo vetëm që ka arrit të përballoj pandeminë, por siç tha ai luajti një rol kyç në rimëkëmbjen ekonomike.

Reklama e sponzorizuar
This image has an empty alt attribute; its file name is Fehmi-Mehmeti-foto-1-Visar-Kadrolli.jpg

Ndërsa, shtoi se Raporti ka vlerësuar shumë pozitiv kontributin e BQK për procesin e integrimeve.

Deputeti nga VV-ja Eman Rrahmani në këtë Komision ka ngritur çështjen e normave të larta të interesit në institucionet mikrofinanciare, si dhe për rritjen e çmimit të sigurimeve për automjetet.

“Cilat janë masat që ka ndërmarr BQK për parandalimin e këtyre normave kaq të larta dhe për veprimin e dëmshëm për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve”, tha Rrahmani.

Deputeti Rrahmani adresoi edhe tërheqjen e dy licencave për dy institucioneve mikrofinanciare, por ndaj kësaj pyetje ka ndërhyrë kryetari i këtij Komisionit, Armend Muja, i cili tha se për këtë çështje flasin më vonë pasi sipas tij është çështje e ndjeshme.

Ndaj pyetjeve të deputetit Rrahmani për normat dhe shtrenjtimin e sigurimeve ma reaguar edhe deputeti nga PDK-ja Bedri Hamza ku kërkoi nga kolegët e tij që të respektojnë rendin e ditës dhe mos të bëjnë pyetje guvernatorit për të gjitha aktivitetet në BQK.

“Duhet t’i përmbahem rendit të ditës për Raportin e progresit, jo të flasim për të gjitha aktivitetet e BQK”, tha Hamza.

Guvernatori i Mehmeti duke i’u përgjigjur deputetit Rrahmani tha se çmimet do të rregullohen përmes liberalizimit të çmimeve.

“Normat e larta të interesit në mikrofinanca janë të larta. Sa i përket tarifave për kompanitë e sigurimeve, për këtë arsye janë angazhuar ekspert të fushës nga Banka Botërore, presim sivjet raportin e tyre për këtë sektor. Por, jemi edhe në proces të liberalizimit të çmimeve të tregut edhe sa i përket atyre të sigurimeve”, tha Mehmeti.

Në këtë Komision, zëvendësguvernatori i BQK-së, Sokol Havolli ka dalë në mbrojtje të industrisë së sigurimeve për rritjen e cmimeve rreth 26 përqind, pasi sipas tij rishikim të këtyre çmimeve nuk ka pasur që nga viti 2001, natyrisht sipas tij, mbajtja e atij niveli ose çmimeve do të ishte i pa përballueshëm nga kompanitë e sigurimeve.

Deputetja Duda Balje ngriti çështjen e numrit të madh të automjeteve të pasiguruara dhe sfidën e anëtarësimit të Kosovës në Byron e Kartonit të Gjelbër.

Për, këtë Guvernatori Mehmeti tha se me këtë përqindje të lartë të automjeteve të pasiguruara në vend 25-30 përqind do të jetë i pa mundshëm anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër, edhe po të jetë Kosova vend anëtare e OKB-së që është kriter.

Ndërsa, Komisioni ka pa diskutim ka miratuar raportin për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 06/L-091 të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.