Rreth 1 miliard euro kanë dërguar bashkatdhetarët gjatë vitit 2020, në kulmin e pandemisë, duke shënuar rekord të ‘prurjeve’ nga diaspora ndër vite.
“Remitencat arritën vlerën prej 980.1 milionë euro nё vitin 2020 dhe shënuan rritje vjetore prej 15.1 përqind duke arritur nё 14.4 pёrqind tё BPV-sё”, thuhet në raportin e BQK-së mbi stabilitetin financiar për vitin 2020.
Sipas këtij raporti, remitencat përmes operatorëve që transferojnë para kanë shënuar rritje më të lartë për 60.0 përqind, ndërsa remitencat përmes bankave kanë shënuar rritje për 14.9 përqind.
Ndërkaq në anën tjetër, duke pasur parasysh masat kufizuese në udhëtim, remitencat që vijnë përmes “kanalit jo-formal” kanё shënuar rënie prej 46.0 përqind./Buletini Ekonomik/