Gjiganti kinez Lenovo ka publikuar një rritje me 512% të fitimit në tremujorin e katërt, ndërkohë që më shumë konsumatorë që kanë punuar dhe studiuar nga shtëpia, nxitën kërkesën për prodhuesin më të madh në botë të kompjuterëve personalë.
Fitim për tremujorin e katërt që përfundoi më 31 Mars, u rrit në 260 milionë, sipër vlerësimeve të analistëve prej rreth 200 milionë. Të ardhurat u rritën me 48% në 15.63 miliardë, nga 10.58 miliardë një vit më parë, gjithashtu sipër projeksioneve.
Blerja e laptopëve, televizorëve dhe pajisjeve personale gjatë pandemisë, kanë nxitur shitjet e shumë kompanive të elektronikës, përfshirë rivalin Samsung. Lenovo deklaroi se bordi i kompanisë rekomandoi një divident prej 24 cent për aksion për vitin që përfundoi më 31 Mars. Në 2020, ka paguar 21.5 cent për aksion.
Sipas kompanive të hulumtimit, dërgesat në të gjithë botën të kompjuterëve personale janë rritur me thuajse 30% në tremujorin që përfundoi në Mars, që është rritja më e madhe me bazë vjetore që kur nisën vlerësimet e të dhënave për tregun e kompjuterëve 2 dekada më parë. Lenovo ka fuqizuar lidershipin tek kompjuterët personalë, me një pjesë të tregut në 25%, përpara HP me 21.4% dhe Dell me 16.5%, sipas firmës hulumtuese Gartner.
SCAN TV