Në mbledhjen e parë, të zhvilluar këtë të enjte, Bordi i Transparencës në Shqipëri vendosi që çmimi tavan i naftës të jetë 203 lekë për litër në të gjitha pikat e shitjes me pakicë, ndërsa benzina do të tregohet jo më shumë se 175 lekë për litër.
Nga ky vendim, është ulur me 11 lekë çmimi i naftës në Shqipëri.
Vendimi hyri në fuqi prej orës 18:30 dhe duhet të zbatohet nga të gjitha bizneset e tregtimit të hidrokarbureve atje, deri në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës, raporton TCH.
Prej disa ditësh, në të gjitha pikat me pakicë të karburanteve, në Tiranë dhe qytetet e tjera, nafta tregtohej me 214 lekë për litër, ndërsa pati edhe raste kur u shit me 217 lekë/litri.
Çmimi i hidrokarbureve në Shqipëri u rrit si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme, që solli mbylljen e ngushticës së Hormuzit nga iranianët, duke shkaktuar krizë në tregjet globale.









