Fondi Monetar Ndërkombëtar dëshiron që 50 miliardë dollarë të shpenzohen për të siguruar një shpërndarje më të shpejtë të vaksinave të koronavirusit, duke thënë se në fund të fundit kjo do të gjenerojë kthime prej 9 trilionë dollarësh për ekonominë globale.
FMN bëri thirrje që të paktën 40% e popullsisë globale të vaksinohen deri në fund të vitit, dhe të paktën 60% deri në Qershor 2022. Vetëm rreth 9.5% e popullsisë globale ka marrë të paktën një dozë deri më tani.
“Asnjë vend nuk mund të kthehet në normalitet derisa të gjitha vendet të mundin të mposhtin pandeminë,” tha FMN në një raport të ri me titull “Një propozim për t’i dhënë fund pandemisë Covid-19”.
Për të arritur këtë, Fondi tha se duhet të ketë një përpjekje globale për të investuar edhe 50 miliardë dollarë për të forcuar programin global të vaksinimit. Kjo shumë shtesë do të përdorej për të rritur COVAX (një partneritet ndërkombëtar për të siguruar një shpërndarje të drejtë të dozave) mbulimin e vaksinës në 30% të globit, prokurimin e testeve shtesë dhe zgjerimin e kapacitetit të prodhimit të vaksinave.
SCAN