Hoteleria në Zvicër ka humbur mbi 40,000 vende pune për shkak të koronës

Efektet e bllokimit të dytë nuk janë përfshirë ende në numrin e vendeve të humbura të punës sipas Seco-s. Bëhet fjalë për 10.000 deri në 15.000 vende tjera pune

Sektori zviceran i hotelerisë ka humbur mbi 40,000 vende pune vitin e kaluar për shkak të mbylljeve të bëra si pasojë e epidemisë së koronës. Veçanërisht rëndë janë goditur restorantet që mbështeten në turizmin e biznesit, shkruan srf.ch.

Efektet e bllokimit të dytë nuk janë përfshirë ende në numrin e vendeve të humbura të punës të regjistruara nga Seco, thotë Casimir Platzer, kryetar i organizatës ombrellë Gastrosuisse, në një intervistë për gazetat Tamedia, transmeton albinfo.ch. Të paktën 10,000 vende të tjera pune janë humbur që nga ajo kohë, supozon ai.

Reklama e sponzorizuar

Një sondazh i realizuar nga Gastrosuisse në fillim të marsit ka treguar se dy të tretat e afërsisht 3,500 anëtarëve të saj të anketuar kishin probleme financiare. Pothuajse 20 për qind kanë thënë se lokalet e tyre ishin mbyllur për një kohë të pacaktuar, përcjell albinfo.ch. Një sondazh tjetër në prill tregon se numri i lokaleve të prekura ka pasur rënie.

Kjo e fundit mund të ketë të ndodhur falë pagesave në emër të “rasteve të rënda”, të cilat janë paguar ndërkohë.