Planifikimi për shpenzimet do të thotë të bësh më pak zgjedhje për të maksimizuar lumturinë. Moran Cerf, një neuro-shkencëtar që mëson marketing në Universitetin Northwestern, thotë se marrja e vendimeve është lodhëse mendërisht: kur zgjedhim se çfarë të veshim, çfarë të hamë për mëngjes, çfarë të dëgjojmë gjatë rrugës për në punë, çfarë të hamë për drekë etj. në, ne dobësojmë mendjen tonë për të marrë vendime më të rëndësishme.
Sipas tij, është më mirë të merret një vendim i rëndësishëm dhe të shmangen ato të vogla të cilat në çdo rast nuk kanë rëndësi në planin afatgjatë; për shembull, ai gjithmonë porosit pjatën e dytë në listë përpara një menuje të specialiteteve të ditës.
Kur bëhet fjalë për paratë, Cerf thotë se mënyra më e zgjuar për të parashikuar është gjetja e një afati që funksionon për të gjithë. Njerëzit hanë tre vakte në ditë, paguajnë faturat një herë në muaj dhe bëjnë pazar një herë në javë. Në vend që të ‘mashtrojë’ këto afate, Cerf rekomandon caktimin e një shume parash që i uniformon apo bashkon të gjitha në një afat të vetëm, për shembull një javë ose një muaj, duke mos shpenzuar më shumë se sa shifra e vendosur për t’u harxhuar për detyrime të paracaktuara. Pra një para parashikim i faturave dhe kostove të një jave apo një muaji duke evituar kështu të mbeteni në fund të muajit ‘me duar në xhepa’. (BI)/Scan tv/