Kosova bëhet me kriptovalutë, kjo është vlera aktuale e saj

Monedhat virtuale kanë zënë vend të madh në tregun botëror. Kohët e fundit, edhe Kosova është bërë pjesë e saj. 

Kjo kriptovalutë ka vlerë më pak se një cent, por krijuesit e saj mendojnë se asaj do t’i rritet vlera. Deri tani, në këtë valutë kanë investuar rreth 150 persona.

“KosovaCoin”, ky është emri i kriptovalutës i krijuar prej disa ditësh nga disa të rinj nga Kosova.

Reklama e sponzorizuar

Kriptovaluta aktualisht  ka vlerë më pak se një cent, por krijuesit e saj mendojnë se asaj do t’i rritet vlera. Deri tani, në këtë valutë, kanë investuar rreth 150 persona.

Shefi ekzekutiv i “Kosovacoin”, Artit Muhaxhiri, në një deklaratë për media, foli rreth procesit të krijimit të kësaj monedhe virtuale dhe investitorëve në të.

“Krijimi i “KosovaCoin” ka nisur gjatë kohës sa isha duke përcjell kriptovalutat tjera dhe pashë se kishte shqiptarë të interesuar në to – atëherë më lindi ideja që të krijoj një kriptovalutë shqiptare ku investitorët e parë do të ishin shqiptarë. Në këtë mënyrë, ata do të fitonin më së shumti dhe gjithashtu emri i Kosovës do të njihej anembanë edhe në botën e kriptovalutave”.

Muhaxhiri ka thënë se krijimi i saj i ka marrë rreth dy muaj kohë.

“Krijimi mori dy muaj kohë deri në finalizimin e gjithë projektit, ndërsa procesi i krijimit ka qenë mjaft i komplikuar, pasi merr kohë krijimi i kodeve”.

Muhaxhiri bën të ditur se deri tani në këtë valutë kanë investuar rreth 150 persona.

“Deri tani kanë investuar rreth 150  persona. Vlera e një “KosovaCoin” është $0.0000000000127136 teksa vlera e marketit është 12 mijë e 203 dollarë”, tha Muhaxhiri.

Mes të tjerash, Muhaxheri tha se për vetëm katër ditë me 30 investitorë kanë arritur ta ngrenë çmimin për 400 për qind.

“Pritshmëritë tona janë shumë të larta pasi për vetëm katër ditë ne arritëm që me 30 mbajtës ta rrisnim çmimin me 400% teksa tani presim që së paku çmimi t’i kalojë pesë zero”.

Pjesë e “KosovaCoin” janë edhe katër persona që kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe ngritjen e saj sa më lart në treg.

Krijuesi i “KosovaCoin” ka treguar se janë të lumtur që kanë gjetur mbështetjen e shqiptarëve anembanë botës dhe se duan që rritja e kësaj kriptovalute të bëhet në fillim me shqiptarë e pastaj me njerëz të tjerë.

Kohë më parë  përmes një komunikate për medie, Banka Qendrore e Kosoves kishte  thënë se përdorimi i monedhave virtuale përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”.

Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë dixhitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veprojë si mjet pagese. Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, e më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen ‘offline’ ose në ‘jetën reale’.

Kohëve të fundit, qeveria kineze lëshoi një urdhër që bllokon transaksionet e kriptovalutave për bankat vendore. Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, Elon Musk pas interesimit të tij fillestar, ka mohuar zyrtarisht që Bitcoin mund të përdoren së shpejti për të blerë veturat e tija elektrike.

Një goditje e rëndë për këto kriptovaluta, që kanë pësuar të gjitha rënie domethënëse, ka tkurrur pasurinë disa prej investitorëve kryesorë në këtë fushë.

Nga kjo rënie e shpejtë ka bërë që brenda një dite shumë investitorë të humbin 25 miliardë dollarë.