Turqia e para në Europë, për rritjen e importit të gazit natyror të lëngshëm

Turqia renditet mes tre shteteve që rritën importin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) gjatë vitit 2020, sipas një raporti të publikuar këtë të premte.

Me një rritje vjetore prej 1.3 milionë ton në importet e LNG-së, Turqia u rendit e para në Europë dhe e treta në botë menjëherë pas Kinës dhe Indisë, sipas raportit të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Importuesve të Gazit Natyror të Lëngshëm (GIIGNL).

Raporti gjithashtu tregoi se Turqia u bë importuesi i katërt më i madh i gazit natyror të lëngshëm në Europë.

Reklama e sponzorizuar

Kina u rendit e para me një rritjen prej 7.2 milionë tonë, e ndjekur nga India me 2.6 milion ton, treguan të dhënat.

Turqia u pasua nga Tajvani me një rritje prej 1,1 milionë ton, Koreja e Jugut me një rritje prej 700 mijë tonë dhe Tajlanda me një rritje prej 600 mijë tonë.

Meksika dhe Franca ishin vendet që ulën më shumë importet e gazit të lëngshëm natyror.

Turqia importoi gjithsej 10.72 milionë ton vitin e kaluar, nga të cilat 3.96 milionë ton u importuan nga Algjeria dhe 1.32 milionë ton nga Nigeria.

Sipas raportit, 2020 ishte një vit me dy medalje për gazin.

“Gjatë gjysmës së parë, u regjistrua rritje, ndërsa gjatë gjysmës së dytë, Europa regjistroi një rënie në importet e gazit të lëngshëm natyror krahasuar me vitin e kaluar për shkak të një rënieje të kërkesës për shkak të bllokimeve, ndërsa depozitat u mbushën dhe ngarkesat e Shteteve të Bashkuara u anuluan”.

Është vërejtur se rëniet më të mëdha në importet neto të LNG- janë parë në Francë me 16.1% dhe Belgjikë me 36.9%. ndërsa Turqia regjistroi rritjen më të lartë prej 14.4 për qind./Daily Sabah