Sa paguajnë tatim në të ardhura korporatat në Kosovë?

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave aplikohet në të gjitha të ardhurat e tatueshme të korporatave.

Sipas ATK-së, tatimpagues konsiderohen: Korporata apo ndonjë ndërmarrje tjetër afariste që ka statusin e personit juridik sipas ligjit në fuqi në Kosovë; Shoqëria tregtare që vepron me pasuri në pronësi shoqërore ose publike; Organizata e regjistruar si organizatë jo-qeveritare; Personi jo rezident me njësi të përhershme në Kosovë.

Kjo bënë që tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore mbi 50,000€ dhe ata të cilët kanë përzgjedhur vullnetarisht të tatohen në të ardhura reale, tatohen me normën 10%, ndërsa tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore prej 50,000€ apo më pak, tatohen në të ardhurat bruto me 3% (për veprimtaritë: tregti, transport, bujqësi dhe veprimtari të ngjashme komerciale) apo 9% (për veprimtaritë: shërbyese, profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme).

Reklama e sponzorizuar

“Për tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore mbi 50,000€ dhe ata të cilët kanë përzgjedhur vullnetarisht të tatohen në të ardhura reale, të ardhura të tatueshme për një periudhë tatimore konsiderohet ndryshimi në mes të të ardhurave bruto të pranuara apo të rrjedhura gjatë një periudhe tatimore dhe zbritjeve të lejuara në lidhje me ato të ardhura bruto” thuhet në faqën e ATK-së./Buletini Ekonomik/