Frangu, valuta më e këmbyer në Kosovë

Frangu zviceran është valuta, e cila më së shumti këmbehet në Kosovë.

Një rrugë në afërsi të tregut të gjelbër në Prishtjnë është më e njohura për këmbimet e shumta të cilat funksionojnë atje. Aty këmbehen valuta të ndryshme, mirëpo sipas këtyre këmbimoreve, frangu është ndër valutat me të cilat kanë më së shumti këmbime, transmeton Albinfo.ch.

Reklama e sponzorizuar

Ata kanë deklaruar për Klan Kosovën se koha kur ka më së shumti punë është ajo e verës, kur ka edhe frekuentim më të madh të bashkatdhetarëve.