Çmimi i një gram ari në Kosovë aktualisht sillet rreth 40- 45 euro.
Buletini Ekonomik ka vizituar disa artari në Prishtinë të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë se çmimi i arit në Kosovë nuk ka lëvizur kohëve të fundit, për shkak se kjo varet edhe nga bursat ndërkombëtare.
Sipas tyre, çmimi eventualisht mund të ketë ngritje ose ulje për vetëm një ose dy euro, ndërkaq luhatje të madhe nuk ka pasur që një kohë të gjatë.
Artarët theksuan se gjatë kësaj periudhe qytetarët në vend nuk kanë blerë ari, për shkak të kushteve pandemike dhe për shkak të anulimit të dasmave, ndërkohë që shitje të arit ka pasur pak për nevoja personale.
“Nuk ka pasur blerje të arit nga qytetarët për shkak të pandemisë dhe si pasojë e anulimit të darsmave, mirëpo edhe shitje ka pasur pak, të cilat janë bërë për nevojat personale të qytetarëve” tha tutje njëri nga artarët. (Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/