Murati: Janë ngrirë rreth një milion euro, dyshohet për shpëlarje parash dhe financim të terrorizmit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se kanë bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta si dhe pagesa të dyfishta të parregullta.

Ai po ashtu tha se gjithashtu kjo janë rreth  një milion euro që kanë të bëjnë me shpëlarje të parasë dhe me financim të terrorizmit.

Reklama e sponzorizuar

“Kemi bërë identifikimin e disa transfere të dyshimta, ku janë identifikuar prej barazimit që kemi kërkuar, më 11 maj. Ka dhe raste tjera ku ka pas pagesë të dyfishte dhe të parregullte. Keqbërësit do t’i ndjekim deri në fund. Në kapacitetin e kryesuesit të bordit të njësisë së Inteligjencës Financiare që janë ngrirë edhe një shumë rreth 1 milionë euro, që dyshohet kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka thënë Murati.