Dogana për herë të parë kalon gjysmë miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës njoftoi të premten se për herë të parë ka arritur të kalojë 500 milionë euro të hyra në këtë periudhë të vitit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej gjysmë miliardi.

“Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njëjtën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,milionë euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milionë euro më shumë”, thuhet në komunikatën për media.

Reklama e sponzorizuar

“Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me  6.11% më shumë. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022”.

Dogana e Kosovës tutje bëri të ditur se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”.