Dollari amerikan ka pësuar një rënie këtë fillim jave duke u blerë sot me 100.6 lekë dhe duke u shitur me 101.3 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane e ka nisur javën pozitivisht teksa blihet mëngjesin e sotëm me 122.7 lekë dhe shitet me 123.2 lekë në raport me javën e kaluar.
Ndërkaq Paundi britanik blihet këtë të hënë me 142 lekë dhe shitet me 142.9 lekë teksa ka shënuar kështu një rikuperim nga java që lamë pas.
Referuar Tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane është blerë sot me 111.7 lekë dhe është shitur m e112.5 lekë me një rritje të kuotës në raport me periudhën e 16-21 majit.