Sulm nga hakerët në Prizren, vidhen disa kriptovaluta

Në Prizren para 10 ditësh është raportuar për një sulm nga hakerët.

Një person ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë depërtuar në sistemin e tij kompjuterik.

Ai ka thënë se të njëjtit kanë arritur t’i transferojnë disa kriptovaluta në llogari të panjohura.

Reklama e sponzorizuar

Nuk raportohet për të arrestuar.