Çmimi i arit është rritur me mbi 1% ditën e Hënë, pas 6 ditëve radhazi të humbjeve, ndërkohë që rënia e interesave të borxhit në SHBA, nxitën investimet tek metali i çmuar.
Norma spot u rrit me 1.1% në 1,781.86 dollarë për onz.
Yieldet reale kanë rënë, duke stabilizuar çmimin e arit, sipas analistëve, që shpjegojnë se investitorët po e përdorin si mundësi për ta blerë nga rënia e mëparshme. Yieldi benchmari i Thesarit në SHBA ra në nivelin më të ulët që prej Shkurtit, duke ulur koston oportune të blerjes së arit, që nuk bart një normë të interesit.
Ndërkohë, dollari amerikanë qëndroi në nivelin më të lartë në disa muaj që shënoi në sesionin e fundit tregtar. Javën e kaluar, ari tregoi performancën më të dobët javore qe prej Marsit 2020, duke rënë me 6%, pasi Rezerva Federale sinjalizoi një tkurrje më shpejtë se ç’pritej të politikave monetare.
Investitorët presin tashmë komente nga zyrtarët e bankës qendrore, që do takohen këtë Javë.
Kryetari Jerome Powell do të zhvillojë dëshminë e tij përballë Kongresit gjatë javës. Nga ana teknike, ari mund të provojë pak rezistencë tek 1,797 dollarë për onz dhe nëse e thyen atë nivel, mund të shkojë drejt 1,825 dollarë./Scan Tv/