Ari tregtohet i qëndrueshëm- Investitorët presin takimin e Rezervës Federale

Ari

Ari tregtohej i qëndrueshëm në sesionin e sotëm ndërkohë që investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale,  për të dhëna mbi programin e stimujve monetarë.

Ari qëndroi në 1,859.9 dollarë për onz në sesionin e së Mërkurës, pasi ra në nivelin më të ulët që prej 17 Majit në 1,843.99 dollarë ditën e Hënë.

Analistët thonë se ari ka rënë në ditët e fundit, çka reflekton pritshmëritë se Rezerva Federale mund të ulë stimujt monetarë më herët se ç’prisnin tregjet.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë pikë, suporti do të jetë në 1,850 dollarë, dhe nëse thyhet kjo në 24 orët e fundit, mund të bjerë në 1,800 dollarë.  Dollari ka mbetur gjithashtu i qëndrueshëm në nivelin më të lartë në 1 muaj, duke e bërë arin më të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të huaja.

Të dhënat në SHBA këtë javë treguan se shitjet me pakicë ranë më pak se ç’pritej në Maj, ndërsa indeksi i çmimit të prodhimit u rrit me 6.6%,  me normën më të lartë në mbi 1 dekadë.   Më herët gjatë muajit, u publikua një rritje e çmimeve të konsumit në SHBA.

Megjithatë, FED ka bërë të ditur se presionet inflacioniste do jenë të përkohshme dhe se stimujt do qëndrojnë për disa kohë./SCAN TV/