Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar kanë filluar me procesin e lajmërimit të përfituesve të skemave pensionale, me qëllim të verifikimit.
Siç thuhet në njoftimin e tyre, në fazën e parë, kërkohet që përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive të paraqiten në objektet e Departament të Pensioneve në regjionet ku jetojnë.
MF-ja poashtu njofton se lajmërimet do të bëhen në dy përiudha kohore. Nga data 21 qershor deri më datën 15 korrik 2022 do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që nuk janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19 si dhe nga data 18 korrik deri më datën 31 gusht do të lajmërohen të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive që janë të vaksinuara me vaksinën kundër COVID 19.
“Në rastin e paraqitjes, pensionistët duhet të prezantojnë faturat e rrymës të vendbanimit të tyre. Në rast të qëndrimit me qira, së bashku me faturën e rrymës duhet të prezantohet edhe kontrata e qirasë”, përfundon njoftimi i tyre./Buletini Ekonomik/









