Cilat janë tri kompanitë lidere për internet në Kosovë?

Telekomi i Kosovës nuk është më as në treshen e parë të kompanive lidere në ofrimin e shërbimeve të internetit në Kosovë.

IPKO, Kujtesa dhe ArtMotion, së bashku kanë mbi 70 për qind të tregut në shërbimet e internetit. Vërehet një garë e ashpër mes këtyre trijave.

Sipas të dhënave të fundit të ARKEP, Ipko prinë me 26.71 për qind të përdoruesve të internetit, e pasuar nga Kujtesa me 24.74 për qind të përdoruesve dhe e treta ArtMotion me 20.73 për qind të përdoruesve.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa Telekomi ka më pak se 10 për qind të përdoruesve, apo 7.27 për qind. /Buletini Ekonomik/