Komuna e Prishtinës gjatë pandemisë COVID-19 kishe marr vendim që t’i kompensoj të gjithë qytetarët e prekur nga kjo sëmundje.
Sipas komunës, shpenzimet mjekësore për të prekurit do të jetë 50 euro, ndërsa 100 euro për pensionistët.
Nënkryetari Selim Pacolli konfirmon për Telegrafin se janë kompensuar rreth 20 mijë qytetarë.
Ai shton se pagesat do të vazhdojnë të ndahet deri sa të ketë pandemi.
“Deri para tri dite, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga COVID-19 për shpenzimet mjekësore nga 50 euro për secilin qytetar nën 65 vjeçar dhe nga 100 euro për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë. Pagesat janë të vazhdueshme, pra deri sa të këtë pandemi”, tha Pacolli.
Ndërsa nga Thesari i Shtetit thonë se nuk kanë në pritje ndonjë kërkesë nga kjo komunë për të transferuar mjete lidhur me këto pagesa.
“Ne në vijimësi ashtu siç i pranojmë edhe i procedojmë transferet për përfituesit. Pra brenda 24 orë mjetet përcjellën një llogari. Aktualisht nuk kemi në pritje ndonjë kërkesë nga Komuna e Prishtinës. Pas mbylljes së periudhës mujore si procedurë e zakonshme, është hapur procesi i shpenzimeve për muajin qershor dhe mund të procedohen me tutje pa asnjë pengesë të gjitha pagesat e komunës sipas ndarjeve buxhetore dhe listave të përfituesve që kanë aprovuar”, tha për Telegrafin drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili.