KEDS jep udhëzime për kursim të energjisë: Mbajeni mbyllur derën e frigoriferit

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve muajt e fundit janë ankuar për çmimet e larta të faturave të energjisë elektrike.

Derisa, KEDS  sot ka dalë sot me një rekomandim se si mund të kursehet energjia elektrike.

Reklama e sponzorizuar

Përmes një postimi ata kanë thënë se nuk është e nevojshm që dera e frigoriferit të mbahet hapur për shkak që kësaj paisje i duhet shumë kohë për të kthyer freskinë, dhe rrjedhimisht shpenzohet më shumë energji.

“…me mbajtë derën e frigoriferit hapë’! Derën e frigoriferit ose të ngrirësit rekomandohet ta mbani t’hapur sa më pak që është e mundur. Bëhuni të kujdesshëm që dera të jetë mirë e mbyllur, sepse kur depërton ajri i ngrohtë, humbet freskia, kështu që këtyre pajisjeve ju duhet më shumë kohë për të rikthyer gjendjen paraprake dhe rrjedhimisht shpenzojnë më shumë energji“, thuhet në rekomandimin e KEDS në Facebook.