Njohja e patent-shoferëve mes Kosovës e Gjermanisë, kur pritet të ndodhë?

“Jemi në hapat e fundit para cakut. Procedurat zakonisht për shtete tjera të rajonit kanë zgjatur 5 vite”, ka thënë ambasadori Cufaj.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka deklaruar se njohja e patent shoferëve të Kosovës nga Gjermania do të ndodhë së shpejti.

Reklama e sponzorizuar

Në një përgjigje dhënë një komentuesi në Facebook, Cufan konfirmoi se janë në prag të finalizimit të kësaj cështjeje.

“Jemi në hapat e fundit para cakut. Procedurat zakonisht për shtete tjera të rajonit kanë zgjatur 5 vite.

(Serbi 2012-2017, Maqedoni 2013-2018) kurse ne kemi aplikuar në vitin 2018 dhe jam shjumë optimist që shpejtë do të kemi lajme të mira edhe pse jemi në process që nga shtatori I vitit 2018”, ka shkruar ambasadori Cufaj.