Kina ka zgjeruar masat shtrënguese ndaj përdorimit të kriptomonedhave, duke u thënë bankave dhe platformave të pagesave që të ndalojnë së mbështeturi transaksionet e kriptomonedhave.
Ky hap vjen pas vendimit për të mbyllur operacionet e kërkimit të Bitcoin-it në provincën Sichuan.
Vendimet janë pjesë e projektit të Këshillit të Shtetit për të mbyllur kërkimet për kriptomonedha dhe tregtinë e tyre. Kina është vendi ku prodhohet rreth 65 % e Bitcoin-it. Disa analistë kanë paralajmëruar për rënien e mëtejshme të çmimit të Bitcoin.
Po ashtu, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kriptomonedhat e tjera,çka ka sjellë shqetësime te investitorët të cilët janëshqetësuar për ashpërsimin e rregullave për monedhat virtuale në botë./Scan tv/