25 aeroplanë me mërgimtarë nga Zvicra drejt Kosovës sot

Priten mijëra mërgimtarë nga Zvicra këtë të shtunë në Kosovë

Një fluks i madh i mërgimtarëve sot ka filluar të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari, ku vetëm nga Zvicra pritet të vijnë 25 aeroplanë në ditën e sotme, shkruan albinfo.ch.

Reklama e sponzorizuar

17 korriku (e shtunë) shënon qarkullimin më të lartë brenda 24 orëve të aeroplanëve mes Zvicrës dhe Kosovës.

Vetëm sot do të jenë 25 fluturime, të planifikuara që do të realizohen nga Aeroporti i Cyrihut, Bazelit dhe Gjenevës.

Nëntë aeroplanë kanë filluar të nisen vetëm nga Cyrihu sot, në Aeroportin e Bazelit, 14 aeroplanë të kompanive të ndryshme, do të udhëtojnë drejt Aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës, shkruan tutje albinfo.ch.

Edhe në Aeroportin e Gjenevës, ndonëse më pak në numër, do të ketë fluturime gjatë ditës së shtunë.