Çmimi i arit është tërhequr në nisje të javës, ndërkohë që rritja e lehtë e dollarit dhe fuqizimi i titujve të kapitalit, kanë zbehur shkëlqimin e metalit të çmuar.
Investitorët presin edhe të dhëna mbi inflacionin në SHBA dhe dëshminë e kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell këtë javë.
Norma spot e arit ra me 0.2% në 1,803.56 dollarë për onz. Megjithatë, trendi në afat-shkurtër për metalin e çmuar anon për nga rritja, me analistët që presin një nivel të rezistencës në 1,815 dollarë.
Aksionet aziatike janë rritur në nisje të javës, pasi Wall Street u mbyll në nivel rekord ditën e premte, duke zbehur tërheqjen e arit, që shihet si aktive e sigurtë.
Rënia e metalit u limitua nga shqetësimet mbi përhapjen e variantit Delta të koroanvirusit, që mund të pengojë rimëkëmbjen ekonomike.
Pjesëmarrësit e tregut presin të dhëna mbi indeksin e çmimit të konsumatorit në SHBA dhe dëshminë e Powell në Kongres, mbi sinjale për politikat monetare./Scan tv/