Kjo javë nuk regjistron luhatje të rëndësishme të valutave kryesore

Monedha europiane është shfaqur e qëndrueshme edhe gjatë kësaj jave duke mos regjistruar lëvizje të forta të kuotës teksa e ka mbyllur ditën e premte në nivelin e 123.05 lekë me një diferencë pothuajse të papërfillshme me ditën e hënë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, Paundi britanik ka pësuar luhatje të lehta të vlerës përgjatë tërë periudhës së 29 mars – 02 prillit, duke u këmbyer në fund me 144.52 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Dollari amerikan gjithashtu nuk ka shënuar rënie dhe ngritje të rëndësishme përgjatë kësaj jave teksa ka pasur një rritje të vazhdueshme deri ditën e enjte për të rënë sërish m pas në kuotën e 104.47 lekë pa shumë diferencë e fillimin e javës.

Franga zvicerane pas një rënie prej rreth 0.7 pikë nga fillimi i j kësaj jave ka rikuperuar më pas ditën e premte duke fituar sërish pikë për të kapur nivelin e 111.06 lekë ditën e djeshme./Scan tv/