Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë dhe shitet 103.4 lekë, duke njohur rënie në krahasim me një ditë më parë.
Euro blihet 121.3 lekë dhe shitet 122 lekë, duke njohur rënie në krahasim me një ditë më parë.
Franga zvicerane blihet 111.6 lekë dhe shitet 112.5 lekë duke njohur rënie gjithashtu.
Ndërsa paundi britanik blihet 141.3 lekë dhe shitet 142.6 lekë. Në krahasim me një ditë më parë , edhe paundi ka njohur rënie.