Japonia do të ofrojë kredi me zero interes për klimën

Banka Qendrore e Japonisë njoftoi se do të ofrojë kredi me zero interes për të ndihmuar institucionet financiare në përpjekjet për të adresuar sfidat e ndryshimeve klimatike.

Sipas një programi të ri financimi, Banka e Japonisë do të japë “fonde një-vjeçare me zero interes institucioneve financiare për huatë dhe investimet e tyre në produkte të tilla si bono të gjelbra për të trajtuar ndryshimet klimatike”, raportoi Kyodo News.

Reklama e sponzorizuar

“Rollovers do të lejohen për një numër të pakufizuar nën skemën që do të jetë efektive deri në mars 2031”, thuhet në raport.

Qeveria e kryeministrit Yoshihide Suga është zotuar të arrijë qëllimin e saj të neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050.

Shumë banka në Japoni kanë ndaluar financimin e termocentraleve të reja me qymyr.

Masa e Bankës së Japonisë gjithashtu shihet të jetë në përputhje me planin e Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Anglisë “për të faktorizuar konsideratat e ndryshimeve klimatike në politikë”, thuhet më tej.

Megjithatë, Rezervat Federale të SHBA-së kanë shprehur rezerva duke thënë se “politika e klimës është për zyrtarët e zgjedhur”.

Për rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia, Banka e Japonisë tha se: “Ekonomia e Japonisë është rritur si një prirje, megjithëse ka mbetur në një situatë të rëndë për shkak të ndikimit të COVID-19 brenda dhe jashtë vendit”.

Në vlerësimin e saj të fundit, banka tha se ekonomia japoneze do të rritet me 3.8 për qind, një rishikim i lehtë në rënie nga parashikimi i saj i mëparshëm prej 4.0 për qind.